
Alma Kaçi, vajza e cila u pa në videon intime me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici është kapur nga policia në Shkodër.
Kaçi është vënë në “arrest shtëpiak” nën akuzën e korrupsionit aktiv.
Nga ana tjetër, po ditën e sotme është vënë në pranga ish drejtuesi i bashkisë Kukës Safet Gjici për korrupsion pasiv, me urdhër të SPAK.
Ne videon e bërë publike para një jave, Gjici shfaqet duke kryer marrëdhënie intime me Alma Kaçin, dhe pasi kryejnë marrëdhënie seksuale flasin për një tender për qentë e rrugëve.
Safet Gjici është arrestuar me urdhër të SPAK në banesën e tij në Tiranë.