-Udhëheqësja e Rassemblement National (Fronti i vjetër) ka nisur një sulm të ashpër ndaj Bashkimit Evropian nga Sofja, Bullgari. Po përgatitet sulmi për zgjedhjet evropiane të 2019-

Nga: Agostino Corneli /

Marine Le Pen kthehet në atakun ndaj Bashkimit Evropian. Dhe këtë herë e bën nga Sofja, Bullgaria, ku mbahet një takim mes përfaqësuesve të shumë partive sovraniste evropiane, në veçanti të Evropës Lindore dhe që duket të jetë preludi i bllokut të madh të djathtë që do të paraqitet në zgjedhjet evropiane të 2019.

Kreu i Rassemblement National (emri i ri i Front National), nga skena në Bullgari, tha se Bashkimi Evropian përpiqet të “imponojë me forcë” një projekt që të çon në “abdikimin” e vlerave të tij themelore. Vlera midis të cilave përfshihen ato kristjane, “që janë pjesë integrale e identitetit evropian“.

Le Pen, e përkufizoi Bashkimin Evropian si “BE e trishtuar, federaliste dhe komerciale, e ndëshkueshme dhe autoritare, qe është e fortë vetëm për miliardat e saj”.

Sipas kreut të së djathtës franceze, Brukseli, në këmbim të miliardave të veta, propozon “heqjen dorë te popujve te Evropës për të qenë vetvetja, abdikimin e vlerave që kanë themeluar qytetërimet tona dhe ne veçanti këtu në këtë tokë bullgare, të vlerave të krishtera që janë pjesë integrale e identitetit tuaj, të identitetit tonë evropian “, vazhdoi ajo.

Një tubim tamam dhe i vërtetë, që duket të jetë fillimi, në kontinent, i fushatës zgjedhore që do të përfundojë në maj të vitit të ardhshëm. Në takimin në Sofje, përveç lëvizjes franceze, kishte edhe liderë të formacioneve të ndryshme evropiane me natyrë sovraniste. Përveç te zotëve te shtëpisë, liderët e partisë bullgare Volya, ishin përfaqësues të Partisë Spd Çeke, Legës, te Vlaams Belang belge dhe te partisë greke e Djathta e Re.

Veritas.com.al/