Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me artikullin e mediave spanjolle ku thuhej se karteli më famëkeq në botë për trafikun e drogës, ‘Sinaloa’ është i lidhur me mafian shqiptare për pastrimin e parave të pista. Rama tha se mediat shqiptare nuk kanë verifikuar asgjë, por kanë marrë për gojë një familje, duke ju referuar vllezërve shqiptar me mbiemrin Hysa, dhe duke i lidhur me një nga kriminelët më të mëdhenj në botë.
‘Nuk ka një dallim të madh midis medias në fjalë meksikane dhe medias tuaj, mendoj se është e njëjta gjë. Mund të thuhet të vërteta por edhe gënjeshtra.
E konsideroj të neveritshëm që me një copë letër që del diku, merret një familje e tërë shqiptare dhe kryqëzohet nga mediat shqiptar pa e pyetur fare dhe pastaj me ate lidhet njeriu më i kërkuar në botë, pasuria e të cilit thuhet se është më e madhe se GDP e Gjermanisë me një hotel që ka vlerë 100 mln lekë.
Asnjë verifikim. Kap shqiptarë, kap amerikanë, kap emra, përplasi pas muri, ngri e uli kriminelë të të gjitha të zezave dhe ju qofshi e zoti ju pastë në kujdes. Jam i pafuqishëm për ta vënë fuqinë tim në dispozicion. Nuk ka ndonjë kartel nuk kam asnjë lidhje me asnjë aktivitet kriminal. Ju kam lënë zotin. Doli një artikull atje dhe mbushet rrejti i kanaleve këtu me një llumhane që nuk e di sesi bëhet për ta frenuar.’- u shpreh Rama.