-Presidenti Donald Trump: “SHBA janë te përgatitur keq për këtë pushtim dhe nuk do ta tolerojë atë. Po shkaktojnë krime dhe probleme të mëdha në Meksikë”-

Nga: Raffaello Binelli/

“Shko në shtëpi!”, Shkruan Donald Trump në Twitter. Ai e ka me karvanin e emigrantëve që duan të hyjnë në Shtetet e Bashkuara nga Amerika Qendrore.

“Kthehuni në shtëpi”, thërret presidenti amerikan. Dje në qytetin meksikan të Tijuana karvani u përlesh me policinë në një qëndrim anti revolte. Duke valëvitur flamuj meksikan, duke kënduar himnin kombëtar dhe duke thirrur “jashtë, jashtë!” qindra njerëz janë mbledhur për të protestuar pranë kompleksit sportiv të transformuar në një kamp te pranimit, ku deri më tani më shumë se 3,000 njerëz janë mbledhur për të kërkuar azil në Shtetet e Bashkuara.

Disa protestues i kanë thyer barrierat e vendosura nga policia duke hedhur qese mbeturinash kundër agjentëve, të akuzuar se janë anti-patriotë, sepse mbrojnë emigrantët, që konsiderohen të droguar, hajdutë dhe anëtarë të bandave. Janë teza jo shumë larg nga ato të mbështetura kohët e fundit nga Trump kundër “karvanit”. Në fakt,protestues te ndryshem po kërkojnë nga qeveria meksikane që të miratojnë të njëjtën linjë të fortë të Trump.

Krye bashkiaku i Tijuana, Josè Manuel Gastèlum, akuzon emigrantët se janë të dhunshëm dhe premton të kryejë një hetim për të vendosur nëse qyteti do të vazhdojë t’i mirëpresë. Gastèlum gjithashtu paralajmëron se qyteti i tij mund të mos ketë burime për të vazhduar të presë fluksin e madh të refugjatëve.

Trump nuk humbet rastin për të ripërsëritur fjalët e kryetarit të bashkisë: “Edhe Shtetet e Bashkuara nuk janë të përgatitura për këtë pushtim dhe nuk do ta lejojnë atë. Ata po sjellin kriminalitet dhe probleme në Meksikë. Kthehuni ne shtëpi!”

Veritas.com.al/