(FOTO: Postera dhe grafite pro- pavarësi në Barcelonë)/

Autoritetet Catalane nuk do t’i binden qeverisë Spanjolle nëse Madridi  bën lëvizje për të rivendosur kontrollin mbi rajonin, tha një  zyrtar i vjetër.

Zëdhënësi i punëve të jashtme, Raul Romeva, tha për BBC se qeveria po vepron kundër vullnetit të Katalanësve.

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy ka deklaruar planet për të hedhur poshtë qeverinë e rajonit dhe për të ngushtuar disa nga liritë e parlamentit të rajonit.

Parlamenti Catalan do të mblidhet të Enjtën për të vendosur mbi përgjigjen që do të japë.

Liderët pro- pavarësisë mund të vendosin të formalizojnë deklaratën e njëanshme të pavarësisë, sipas gazetarit Bethany Bell të BBC në Barcelonë.

Senati Spanjoll po pret aprovimin e masave qeveritare që nga dita e premte ku thuhet se do të ketë një propozim për zgjedhje rajonale.

Veritas.com.al/