Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka kërkuar nga mbreti i Arabisë Saudite që të nxisë unitetin në Golf mes përshkallëzimit të debateve mbi mbështetjen e pretenduar të mbështetjes së Katarit mbi militantët Islamik.

Më heret, ai tha se lëvizja Saudite për të izoluar Katarin mund të shënojë “fillimin e fundit të tmerrit terrorist”.

Disa vende të Golfit kanë ndërprerë udhëtimet dhe lidhjet diplomatike me Katarin ditën e Hënë.

Katari ka mohuar me forcë se mbështet Islamizmin radikal. Çarja ka ndikuar mbi çmimin e naftës, të udhëtimeve, detarisë dhe ka rritur frikën e kufizimit të ushqimeve.

Emiri i Kuvajtit po ndërmjetëson në debat dhe presidenti i Turqisë gjithashtu ka ofruar ndihmë duke thënë se izzolimi dhe sanksionet nuk do ta zgjidhin krizën.

“Mesazhi i zotit Trump ishte se duhet unitet në rajon për të luftuar ideologjinë eksstremiste dhe financimet e terroristëve”- i tha një zyrtar amerikan agjencisë Reuters.

Veritas.com.al/