Katër persona u plagosën rëndë në dy sulme me thikë në një distrikt të kryeqytetit të Austrisë, Vienë, ditën e mërkurë në mbrëmje, por asnjë motiv ose lidhje mes të të dëmtuarve nuk është bërë i qartë- tha një zëdhënës i Policisë.

Rrahja mes personave- e para në ora 7:45 p.m. (1845 GMT), ndodhi në Distriktin e Dytë të Vienës, i cili përfshin parkun e famshëm Prater gjithashtu edhe qendrën e transportit në Praterstern.

Në këtë zonë jeton një komunitet i vogël hebre.

“Një burrë sulmoi një familje- babanë, nënën dhe vajzën 17 vjeçe- me thikë. Të tre u plagosën rëndë dhe jeta e tyre është në rrezik”, tha zëdhënësi.

“A man attacked a family – a father, a mother and their 17-year-old daughter – ëith a knife. The three people ëere seriously injured and their lives are in danger,” the spokesman said.

“Dhe një gjysmë ore më vonë ndodhi një sulm tjetër… në Praterstern, edhe këtu një person u plagos rëndë dhe jeta e tij është në rrezik. Akoma nuk e dimë sa e gjërë është lidhja dhe cilat janë motivet”, tha zëdhënësi.

I pyetur çfarë dihet rreth azilantëve, ai shtoi: “Absolutisht asgjë. Ajo që dimë është se jemi në kërkim të atij burri”, tha ai siç raporton Reuters.

Veritas.com.al/