Të paktën nëntë persona janë mbuluar nën një ortek që ra të hënën, në zonën e skive  të Tignes në Alpet franceze, pranë kufirit me Italinë, sipas BBC. Deri tani katër persona janë shpallur të vdekur,  vetëm dy persona janë nxjerrë të gjallë; ndërsa tre të tjerë nuk janë gjetur akoma.

Burimet thanë anë ata duke shtuar se gjerësia e ortekut ishte 400 metra. Orteku ka zbritur me shpejtësi marramendëse nga lartësia 2,100 metra.

/Veritas.com.al/

Tignes map