Deputeti Eduart Ndocaj apo siç njihet ndryshe si “kaubojsi” ka marrë fjalën në seancën e sotme në Kuvend, duke thënë se nuk e voton reformën në drejtësi nëse nuk arrihet konsensus.
Ndocaj kritikoi qeverinë për politika sipas tij diskriminuese në veri të vendit, si dhe shtroi sërish shqetësimin për votën e emigrantëve.
“Kryeministrit i them se lojtarët e Kombëtares kanë nevojë për të drejtën e votës dhe jo pasaportë diplomatike se ata janë ambasadorët e vendit, u kemi dhënë pasaportë dhe u kemi mohuar votën. E kam thënë dhe e riktheksoj se ky parlament nuk do deputetë që mendojnë me kokën e tyre dhe përfaqësojnë sovranin, por kartona. Nuk e lejoj kurrë të jem një karton, misioni im është të përfaqësoj qytetarët, që përballem me shpresë të lënduar”- tha Ndocaj.