Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Evia, në Greqi.

Tërmeti u regjistrua me epiqendër gjashtë kilometra në lindje në të Prokopios dhe me një thellësi prej pesë kilometrash.

Profesori i Sizmiologjisë në AUTH, Kostas Papzachos, bëri thirrje që qytetarët të mos alarmohet pasi lëkundjet sizmike kanë ndodhur në një zonë malore.

Ndërkohë, nga ana e tij, Gerasimos Papadopoulos tha se do të ketë pasgoditje të mëdha

Tërmeti u regjistrua mëngjesin e sotëm në Evia në Greqi; ishte  me magnitudë 5.1 dhe është ndjerë edhe në Atikë. Mediat greke shkruajnë se për pasojë shkollat në Mantoudi, Limni, Agia dhe Anna janë mbyllur.

Ndërkohë guvernatori i qarkut të Greqisë qendrore, Fanis Spanos, bëri me dije se vazhdojnë kontrollet në zonë, dhe se në një rrugë në Evia Qendrore ka pasur rrëshqitje dherash.

“Është raportuar për xhama të thyer, sende që bien nga raftet e dyqaneve.”, ka thënë ai. Sizmologët janë shprehur të shqetësuar për pasgoditjet, ndonëse autoritetet bëjnë me dije se janë në gatishmëri.