Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi elektoral në Kavajë nuk i ka kursyer ironitë në drejtim të qeverisjes së dikurshme të Berishës.
Rama gjatë fjalës së tij tha se i kujtohet se si ishte Kavaja para shumë vitesh, duke shtuar se ishte vatër e dëshpërimit.
“Mu kujtua se si ishte hyrja e Kavajës kur morëm detyrën. Dukej realisht në atë kohë si hyrje në një vatër të dëshpërimit, të harresës, rrënimit. ishte e gjithë Kavaja. I kam para syve pamjet e Kavajës dhe e kam parasysh punën, projektet dhe përpjekjet për të nisur ndryshimin e madh.
Këtu në Kavajë, ndryshe nga shumicën e bashkive, na ndodh që ky qytet të kthehet në duart e atyre që në 30 vjet që kur ka zgjedhje, s’kanë mundur të krijojnë një shembull të vetëm se dinë të kujdesen për një bashki, apo fshat.
Më kujtohet kur Kavaja u kthye në duar e tyre të vetmet probleme që kishim me Kavajën nuk ishte se si të bënim një kopsht më shumë, apo si të krijojmë diçka të re, por e kishin mendjen te lejet e dhëna në rërë, në kundërshtim me çdo sens të së bukurës.
E vetmja gjë që mbaj mend kur e rimorën Kavajën ishte se si ky qytet të vihej në funksion të një grupi që vepronte si një bandë. Dua t’u them atyre që votojnë për ata. Po mirë mo keni një minimum ndjeshmërie në mos për vete, por për fëmijët tuaj. Ata kur e kishin Kavajën, e kanë degjeneruar.
Le të më dalë njëri dhe të më tregojë një bashki dhe të thotë; jo e ke gabim. Shihni Shkodrën. Kush e bëri Shkodrën ashtu? Zoti?! Jo! Historia jo. Shkodrën e bëri ashtu, vetëm ata që ecin mbrapsht. Shkoni kthehuni në shtëpi duke ecur mbrapsht.”, tha Rama.