Komisioni Evropian ka dijeni për votimin e Parlamentit Holandez për rikthimin e vizave me Shqipërinë, por nuk është paraqitur asnjë kërkesë për pezullim, tha zëdhënësja e KE-së, Natasha Bertaud. Me 92 vota nga 150, Parlamenti Holandez vendosi të martën t’i kërkojë komisionit të pezullojë udhëtimin pa viza me Shqipërinë.

“Komisioni është i vetëdijshëm për votimin e djeshëm në Parlamentin Holandez, por ekziston një procedurë specifike që është në vend për mekanizmin e pezullimit të vizave dhe deri më sot nuk kemi marrë asnjë njoftim nga asnjë shtet anëtar që kërkon që mekanizmi i pezullimit të vizave të jetë shkaktuar për cilëndo nga vendet që përfitojnë nga udhëtimi pa viza.“, tha Natasha Bertaud, informon dritare.net

Ministri  i Jashtëm holandez, Stef Blok thuhet se u tha ligjvënësve para votimit se, ai nuk po planifikonte ta bindte Brukselin për rikthimin e vizave.

Shqiptarët kanë qenë në gjendje të udhëtojnë në Bashkimin Evropian pa viza që nga dhjetori i vitit 2010.

Veritas.com.al/