
Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, ka reaguar menjëherë pasi kryeministri Rama ka aluduar rreth LSI në qeverisjen e kaluar dhe rreth presidentit të zgjedhur, Meta. Rama ka folur në takimin me 74 deputetët socialistë, që po mbahet në zyrat e selisë së qeverisë.
Ajo nuk ka marrë në analizë aludimet, por e denoncon kryeministrin për ‘paligjshmëri’ në mbajtjen e takimit m deputetët.
Deputetja ka marrë në konsideratë se mbledhja me deputetë është një ‘aksion politik’ që nuk mund të mbahet në ambientet e qeverisë e cila është institucion i përbashkët qytetar.
Më poshtë është postimi i saj për mediat sociale: