Të rinjtë shqiptare vijojnë që të shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Një video e cila është publikuar në rrjetet sociale, shfaqet një i ri, me këmbët në timon, duart në telefon, dhe duke ecur lirshëm në një rrugë, teksa shkëmbehet edhe me disa makina.

Madje në njërën anë të rrugës shihen edhe disa barriera, të cilat e bëjnë edhe më të rrezikshëm qarkullimin. I riu po qarkullin në aksin rrugor, Dukat-Orikum.