Rama: Vjet Gjirokastra e mbylli vitin me 600 mijë turistë. Tani, ata që përpiqen ti thonë shqiptarëve, dhe përpiqen kot, thonë se cfarë është brë mirë e ka sjellë koha cfarë nuk është bërë është përgjegjësia jonë. Dhe njeriu pyet si ka mundësi ato që koha solli në 12 vjet nuk i solli në çerek shekulli. Si ka mundësi që koha nuk solli një Shqipëri më të mirë në 1997, nuk i solli këto transformime në infrastrukturë, rrugët mbetën rrugëve, ishin tendera por jo projekte të mirëfillta.
Atyre që thonë nuk ia vlen të votosh, iu them e para ku shqiptarët na besuan mandatin e parë kanë ndërhyrë në momëntin më kritik kur Shqipëria rrezikonte të binte në humnerë po jo për shkak të Sudes por për shkak të qeverisë nga i njëjti njeri që bekoi Suden dhe Vehbiun. Nisëm një punë që sot shihet në fytyrën e rilidur të Gjirokastrës, Këlcyrës, Tepelenës, Dropullit.
Sot problem është si t’i bindim shumë gjirokastritë, tepelenas, përmetar etj që të kthehen dhe të marrin paga më të mira se ato në Greqi. Dëgjova konkretisht, sot gjithë industria e re e turizmit është e gatshme të paguajë më mirë se në Greqi. Di që po na ndjekin nga Greqia, dhe iu them duhet ta besoni këtë gjë, mos dëgjoni zhurmën e kënetës, mos pini ujin e kënetës.
Ndaj ata nuk e kuptojnë si ka mundësi që të gjitha sondazhet thonë se shumica e shqiptarëve mendojnë se do votojnë PS, dhe Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur. Nuk e kuptojnë se janë kori i bretkosave që thonë se këtu ka vrasje krim, varfëri, s’ka bukë, s’ka ujë, s’ka biznes./abcnews.al
Komente