Këngëtarja e muzikës pop Pink u nderua të martën me një yll në Hollywood Walk of Fame, duke u thënë fansave të mbledhur për ngjarjen se ishte “surreale” që ka marrë çmimin.

“Ndihem sikur jam duke ëndërruar dhe sikur dikush më shtrëngon, po i godas ne vetullen e majte”, tha këngëtarja e nominuar nga Grammy në ceremoni, e rrethuar nga burri i saj dhe dy fëmijët.

“Ndihem sikur shumë njerëz ndoshta mendojne se do ta bëja vetëm në shëtitoren e turpit, por ja ku jam”, shtoi këngëtarja dhe kompozitorja 39-vjeçare.

Pink, emri i së cilës është Alecia Moore, reflekton në fillimet e saj në industrinë e muzikës, duke i kushtuar nderim babait të saj, i cili, tha ajo, e inkurajoi atë për të ndjekur ëndrrat e saj.

“Sot për mua është një celebrim i diçkaje që me mësoi babai im dhe kjo është – për të berë qe endra te behet realitet,” tha ajo.

“Ekziston një fuqi për të besuar në vetvete, ka një fuqi që të mos heqësh dorë nga jeta dhe të mos heqësh dorë nga vetja,” shtoi ajo.

Pink ka marrë 20 nominime Grammy dhe tre fitore gjatë karrierës së saj. Të dielën, ajo do të konkurrojë për një tjetër Grammy për albumin më të mirë të këngës pop për “Beautiful Trauma”.

Që nga debutimi i saj në vitin 2000, ajo ka nxjerrë shtatë albume studioje dhe ka shitur më shumë se 50 milionë kopje.

Ellen DeGeneres, e cila foli në ceremoninë e së martës dhe që përdor një këngë te Pink për shfaqjen e saj, e përshkroi këngëtaren si “një yll rock-u” dhe një person që ka mbetur e vërtetë për vetveten.

“Edhe pse ajo është një yll i madh ndërkombëtar, ajo është personi më i zakonshëm që mund të takoni ndonjëherë”, tha DeGeneres.

Pink e mori startin e saj në biznesin e muzikës si një anëtare e grupit të vajzave Choice dhe karriera e saj filloi pas kësaj

Ajo snxori albumin e saj të parë solo “Can’t Take Me Home” në vitin 2000, me rekordin e certifikuar dy here diskun e platinit në Shtetet e Bashkuara.

Ajo mori Grammy-n e saj të parë në vitin 2002 për “Lady Marmalade”, e cila ishte muzika për filmin “Moulin Rouge”.

Dy Grammy-t e saj të tjerë ishin për performancën më të mirë vokale për “Trouble” në vitin 2004 dhe në vitin 2011 ndau çmimin për bashkëpunim më të mirë pop me vokalet për këngën “Imagine”.

VERITAS.COM.AL/