Në një nga kronikat televizive te top-channel,( nder ato kronika qe pasqyrojnë shkëlqimin e shembelltyres se sotme njerezore , (gjithmone ne sipërfaqen e saj), përsosjen e lëkurës se dykëmbëshave, sic i quante dikur Aristoteli imazhet njerzore me mendje te dobet, pashe shfaqjen e nje “dykembshi” te ri ( qe sic u shpreh qe ne fillim te intervistes ishte ne prag te nderkalljes se tij ne trupen e shpifur politike).Kjo ishte ne radhen e atyre kronikave te shumta qe zaptojne gjithe kohen e çmuar televizive te paguar shume shtrenjte, te cilat–flasin parreshtur per persosjen e shembelltyres apo te imazhit te dykembshave, qe reflektojne mbi çdo qime apo pore apo qelize qe ndodhet e ndriçon ne ne siperfaqen njerezore , ( pa “cenuar” asgje ne brendesi te saj….;} E keshteu kjo “ moderatore”, me buze te fryra per shkak te materialit estitike te nderfutur ne cipen e buzeve te saj, po “moderonte” dykembshin ne fjale, nje pinjoll i atyre qe quhen familje aristokrate apo oligarke, nje tip tek i cili nje sy normal, nuk shquante asgje te vecante , apo kurgje qe mund te aludoje per ndonje prirje krijimi, apo tik arti, apo ta supozoje si nje talent nga shkenca e ndertimit apo gjeologjise,…. Vetem nje sy I specalizuar politikani , apo analisti, apo blogisti, mund te dallonte tek ai tipare terheqese, apo romantike , apo filmike , apo prej personazhi kronikash e ekranesh….tema e kronikes , apo e blogut , apo me mire te themi e gallates televizive ishte koleksioni I kepuceve te te personazhit “vip” nga nje familje “aristokratike” , apo oligarke , me nje mbiemer tipik te zonave rurale jug lindore te hapsires prej corrovodes deri ne ne Devoll apo me tej akoma deri ne plase e bulgarec; individi me floke te ndritshem dhe gjuhe te ngathet qe i rreshqiste ngadale, me mbiemer hysenbelliu, hasanbelliu, apo dicka kesisoj i rrefente blogeres qindra lloj kepucesh , rafte e dollape me kepuce me disenjo e ngjyra gjithfare , te markave te ndryshme me taka te larta, te ulta, thundra, me pamje opinge apo patkoi, nje thundrore, dythundrore, tipi shkelmdisk, hark, kepuce basketi, kepuce mali,( stylish shoes,) kepuce tenisi, kepuce penisi… ( me falni per reshqitjen e gjuhes….!).., me nje pamje te ngjethur nga ankthi ai permbushte nevojen e ngutshme per te marre miratimin apo adhurimin apo admirimin e blogeres qe rrotullonte ngadale pelvikun dhe buzet e saj te ejntura per shkak te materialit estetik te injektuar ne nenlekure ….
Nderkaq mendja me shkoi tek kepucet e mia njestinore dhe te vjeteruara per shkak te spostimit tim te herepashershem nga lagja historike e Yzberishtit, ku valviten flamuret e lali Erit , (ku jetoj me qira) drejt qendres se Tiranes per punera te lidhura dosdoshmerisht me procesin e hidhur te shvendosjes, si contrast i ketij lluksi kepucesh , i ketij koleksioni te gjere prej me shume se treqind apo kater qind pale papucesh , botesh, kembembeshtjellese, çizmesh te zeza , te bardha, bardhe e zi, mozaikale, seksuale, romantike , shkelmdhenese, qe per shkak te absurdit , te modes dhe ankandeve me siguri e shkaperxenin vleren e pese apartamenteve ne bllokun e Hoxhes …po kush e krijoji ketë monster , ket kukull-shkerdhate, me ze te ploget prej demiseksuali ,?
, ,- eshte ky nje ekstravert qe e ka marre bacilin e ketij sindromi “aristokratesh “pre kolektori apo grumbulluesi kepucesh, nga viset e largeta rurale te Skraparit, te Domosdovës, nga rrepirat malore te Tepelenës, te Plasës , apo Dardhës nga ku vijne familjet e sotme te seres se larte, apo oligarket, siç thone kronikat? ! Apo është modeli me këpucë te bukura, te ndërrueshme , me fantazi panromantiku, për te cilin presidenti ynë sportiv mund te sajojë nje dekoratë dinjitoze me rastin e “Dites se shenjte” te mbrojtjes se individeve me orientim te larmishem seksual?
Nderkaq qe qindara e mijra kembe shqiptaresh vertiten poshte e larte pothuajse te zbathura , ne perpjekjen e mundimshme per te evituar guralecet e mprehte qe bien parreshtur si product i te gjitha llojeve te luftave te sotme: te ngrohta dhe te ftohta, pozite -,pozite orient –oxident, kristjan-mysliman….. ja tek shfaqet kjo kronike e kesaj ekspozite kepucesh te panumerta, dhe ky psikoblog qe ndoshta do ti sherbeje pinjollit te mesiperm si prerekuizite e nje ambasadori apo emisari diplomatic te ardhshem , si perfaqsues i natyrshem i shtetit shqiptar dhe i zyres se tij idiote…
Menyra si e kishte ekspozuar kete koleksion absurd kepucesh personazhi I këtij psikoblogu panromantik, larmia , shumëllojshmëria, etiketat firmato te shënuara poshtë rafteve , pamja krenare me te cilen I shpjegonte “moderators”zeri i mbytur i tij prej përkëdheljeve qe merrte nga dashnori – fantazmë “vetvete” , dukej sikur ishte pushtuar nga makthi I abandonimit apo i braktisjes, dhe me kujtoi per nje mend , ekspoziten “kemba” te piktorit te dikurshem Edi Rama si nje analogji e kundërt e këtij luksi absurd industrial te koleksionuar nga nje i sëmurë psikik te cilit I kishin rene nga qielli para te tepruara nga korrupsioni familjar,. Them analogji e kundërt totalisht pasi ne ekspozitën “këmba “qe po përmend qarkullonte nga njëra tablo tek tjetra nje këmbë e zbathur , e madhe e here here e vrare apo e plagosur,( sigurisht e pangjashme me këmbën delikate te paternalistit te quajtur ndryshe “lali Eri”) , nje kembe e dashur , gjithsesi e forte , e pa trembur per te hedhur hapin e sigurte drejt udhetimeve te gjata e te rrezikshme…, këmba e zbathur e vrare e zmadhuar , e piktorit dikurshem Edi Rama- dhe kjo kronike këpucësh luksi , te ndryshme shumëngjyrëshe , patetike, seksuale… këpucë luksoze , dembele, qe do te shkurajonte kedo per te hedhur hapin e vogël, hapin e pare , qe siç do te thoshte filozofi i lashte Konfuc është i domosdoshem per te nderrmare nje udhetim te gjate,..!- Çfarë absurdi ! Mund ti imagjinoje te dyja si fobi te varferise apo luksit, ose si antifobi te tyre, po dukej e pamundur te percaktoje se cilili ishte sindrom i njerit dhe cili ishte i tjetrit…