Duke e krahasuar rizgjedhjen e qeverisë në Hungari  me gjendjen e Luftës së Ftohtë të periudhës komuniste, zëvendës-presidenti i Komuisionit të BE, Frans Timmermans ka bërë një kërcënim të mbuluar me vello të hollë ndaj qeverisë së Viktor Orban sikur ‘Europa nuk do të lejojë kombet në bllok që të rrëshqasin drejt ‘diktaturës’

“E kam parë Europën në pamje të ndryshme”, tha Timmermans, duke folur në Varshavë të Hënën ku rikujtoi vizitat në Poloni dhe Hungari kur shtetet ishin “akoma nën diktaturë komuniste”.

“Yu jeni të një moshe që kurrë nuk e keni parë atë”, iu tha gazetarëve, duke deklaruar: “Dhe ne europianët kemi një detyrë të vështirë për të siguruar se ju kurrë, dhe as fëmijët e mi, kurrë nuk do ta shikoni atë përsëri”.

Vërejtja nga komisioneri holandez erdhi në përgjigje të pyetjes nëse reformat në drejtësi në Poloni dhe Hungari si dhe rizgjedhja e kryeministrit Viktor Orbán paraqesin rrezik për BE.

Timmermans tha se ndjehet “komfort” nga ndjenjat pro-Bruksel në dy shtetet e Vishegradit, ku ai tha se “maxhoranca kryesore” e popullit “kanë një sens të fortë që t’i përkasin Bashkimit Europian”.

Veritas.com.al/