Nis seanca plenare në Kuvend. Në rendin e ditës është edhe votimi i raporteve të PS dhe PD mbi kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetes socialiste Belinda Balluku.
Kryeministri Rama dhe grupi parlamentar socialist argumentuan dy ditë me pare se nuk do te japin arrest pa gjyq.
Mazhoranca tha se kjo kërkesë nuk do të miratohet pasi në të nuk ka asnjë provë të re që të mbështesë masën shtesës, aq më tepër që Belinda Balluku tanimë nuk është pjesë e qeverisë.
Rama e konsideroi të nxituar dhe pa argumenta masën e prokurorisë ndërsa nënvizoi se prezumimi i pafajësisë është viktima e reformës në drejtësi.
Kreu i qeverisë rikonfirmoi se Balluku do e vijojë angazhimin politik jo vetëm si deputete por dhe si drejtuese qarku në Fier, aty ku nën drejtimin e saj, kryeqyteti i socialistëve çon në parlament 12 deputete.
Komente