Një debat i rende eshte zhvilluar dje ne mbremje ne emisionin Opinion mes ministrit te shendetesise Ilir Beqja, i superakuzuari si ministri me i korruptuar i kesaj qeverie, prej opozites dhe deputetes demokrate Albana Vokshi. “Nje pjesë e mirë e barnave që hyjne sot në Shqiperi, nuk japin efekte” tha Vokshi. “… shumë barna kanë hyrë në mënyrë të paligjshme nga Kosova dhe në mungesë të kushteve të duhura. Kjo ka bërë që një pjesë e mirë e ilaceve që përdoren, të mos japin efekte ka vazhduar ajo ne sy te ministrit Beqja. Vokshi akuzoi gjitheashtu nivelin e dobet te paisjeve te laboratoreve qe bejne analizat. Testimet e tyre i kane nxjerre gjysmen e grave shqiptare te alkolizuara ka vazhduar ajo. Nje akuze e trete e deputetes demokrate ka qene ajo sistemit te ngritur te e recetave fiktive qe i ka shkaktuar shtetit shqiptar me miliona leke deme. Sipas saj farmacive fantazem shteti u jepte miliona leke duke pretenduar se ato kishin shitur medikamente te rimbursueshme per njerzit ne nevoje. “Ti duhesh burgosur per devijim te vendimeve te prokurorise iu drejtua Vokshi ministrit” duke shtuar se per milionat e abuzimeve dikasteri i Beqes nuk ka marre asnje mase administrative.