Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për ankimin e ish-presidentit Ilir Meta për shkak të kërkesës së mbrojtësve të Metës për përjashtimin e gjyqtares Saida Dollani.

Sipas avokatit, e njëjta gjyqtare ka gjykuar kërkesa të tjera, shkruan A2 CNN.

Seanca e radhës u la në datën 14 nëntor në orën 9:00.