Shtyhet seanca në Apelin e Posaçëm për ish-kryeministrin Sali Berisha. Seanca do të mbahej për shkak se Berisha ka kërkuar leje për të shkuar në Kuvend.

ABC News mëson se shkak është bërë mungesa e prokurorëve Arben Kraja dhe Enkeleida Minollai.

Kujtojmë se më 12 Mars, Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën tjetër të avokatëve të Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për revokim të masave të sigurisë. Sipas trupës gjykuese kërkesat rezultonin të pabazuara në ligj e prova.

SPAK po e heton Berishën me dyshimet se është përfshirë në korrupsion në procedurën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Akuzë e cila është mohuar nga ish-kryeministri që e konsideron hetimin ndaj tij si politik.

Për të njëjtën çështje në arrest shtëpie po qëndron edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Ish-kryeministri ndodhet i izoluar në banesën e tij që prej 30 Dhjetorit 2023 me vendim të GJKKO-së. Ashpërsimi i masës ndaj tij prej SPAK erdhi si pasojë e moszbatimit të vendimit të gjykatës për t’u paraqitur para agjentëve të BKH-së.