TIRANË- Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës për ndryshim të masës së sigurisë.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor të vitit 2024. Ish-kreu i shtetit akuzohet për veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.
SPAK ka mbyllur hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit. Seanca paraprake në ngarkim të tij dhe të pandehurve të tjerë është shtyrë disa herë.
Komente