BE paralajmëroi rrjetin social Facebook të enjten për të sjellë kushtet e shërbimit të konsumatorit te pretenduara “false” në përputhje me rregullat e bllokut ,deri në fund të vitit ose të rrezikoje dënimet financiare.

“Durimi im ka arritur limitin e tij,” tha në një deklaratë komisionerja e BE –se për Drejtësinë dhe Çështjet e Konsumatorit Vera Jourova. “Tani është koha për veprim dhe jo më premtime”.

Jourova tha se do të thërrasë autoritetet e mbrojtjes së konsumatorit në të gjithë bllokun 28-vendesh, te cilët kërkuan ndryshimet vitin e kaluar, për të vepruar me shpejtësi dhe për të penalizuar kompaninë nëse Facebook dështon ne përmbushjen e tyre.

“Ndërsa Facebook më siguroi se” do të “adoptoje më në fund çdo kusht  të shërbimeve false të mbetura  deri në dhjetor, kjo po vazhdon për një kohë të gjatë,” tha ajo.

Veritas..com.al/