Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të marte ka qenë pjesë e ceremonisë që po zhvillohet për përzgjedhjen e fituesit për Konkursin Ndërkombëtar për Projektin Stadiumit “Skënderbeu”, një Qendër e Re e Korçës.
Rama në fjalën e tij është shprehur se ndërtimi i stadiumeve të reja do të ndihmojë që ne të krijojmë hapësira më të mira ekonomike dhe një zhvillim të mëtejshëm në rrugën e turizmit.
Kreu i qeverisë ndër të tjera ka theksuar se në 2025 Shqipëria do të bëhet dhe vendi mikpritës për organizimin e Kampionatit Evropian të Futbollit për Të rinjtë.
Është një ndër i madh për Shqipërinë dhe futbollin që një drejtues shqiptar përfshihet në komitetin e UEFA-s kjo na ndihmojmë që të organizojmë disa evenimente. Në 2025 ne do të organizojmë kampionatin Evropian të Futbollit për të Rinjtë, ndaj duhet që deri atëherë ne të kemi gati stadiumet. Dua të përmend financimin bashkë me Federatën dhe infrastrukturën mbështetëse të futbollit dhe besoj se me mbylljen e zgjedhjeve vendore dhe me nisjen e punës për të gjithë bashkitë duhet një kordinim dhe bashkëpunim i ngushtë, pasi në këtë rast nuk kemi problem financimin por kordinimin me bashkitë për terrenet e përshtatshme për të mbuluar të gjithë terrenet që janë të aksesueshme.
Është shumë e rëndësishme në funksion të projekti tonë në shkolla dhe për fëmijët që me Federatën Shqiptare të Futbollit të kemi një mundësi të shtuar për turizmin duke ofruar infrastrukturë dhe logjistike që skuadrat e huaja të vijnë të stërviten në Shqipëri mendoj se Korça do të ketë një rrugë të re në lidhje me këtë. Për të sjellë një vlerë të shtuar ekonomike për qytetin. Kërkesa që u kemi bërë arkitektëve në këto konkurse është që të shikojnë përtej fushës së blerët dhe të krijojnë një mundësi të re për këto qytete që të ofrojnë më shumë sesa një ndeshje”, ka thënë Rama.