Organizata që vendos mbi Çmimin Nobel në Letërsi tha se këtë vit nuk do ta shpallë Çmim Nobel në Letërsi, pasi Akademia Suedeze është mbytur në kallëzime për skandale të ngacmimeve seksuale.
Akademia Suedeze ndodhet në krizë që prej mënyrës se si e trajtoi kallëzimin ndaj burrit të njërës nga anëtaret e Akademisë.
Që atëherë ajo dha dorëheqjen, si dhe kryetari i Akademisë dhe katër anëtarë.
Akademia thotë se nuk do të shpallë fitues për vitin 2018 si dhe gjatë vitit 2019.
Ky është skandali më i madh që goditi Çmimin që nga fillimi i çmimit në vitin 1901.
Përveç gjashtë viteve gjatë luftërave botërore, ka vetëm një vit kur çmimi nuk është dhënë. Në vitin 1935 nuk u vlerësua askush për këtë Çmim.
VERITAS.COM.AL/