Kevin Spacey është vënë nën hetim nga policia e Mbretërisë së Bashkuar mbi një ngacmim seksual të supozuar, sipas raportimeve.

‘The Sun’ tha se një mashkull, në moshën23 vjeç në atë kohë, bëri një ankimim të Martën rreth një incidenti të supozuar në qytetin e vogël të Lambeth në Londër.

Policia e Londrës,  Met, konfirmoi se ata po hetojnë mbi një ngacmim të supozuar kundër aktorit Spacey të ‘House of Cards’.

Spacey tha se që nga 2 Nëntori do të kërkojë trajtim pasi u përball me akuzat për sjellje të pa hijshme seksuale nga një varg meshkujsh.

Veritas.com.al/