(FOTO: Presidenti i zgjedhur, Donald Trump)

Presidenti i zgjedhur Donald Trump, ditën e Enjtë do të takojë kandidatë të tjerë për në pozicionet kryesore për Shtëpinë e Bardhë- sipas AFP.

Një nga emrat më të papërfolur, i cili ka dalë së fundi mbi tavolinë, është guvernatorja e South Carolina, Nikki Haley, i cili, sipas CNN dhe MSNBC po konsiderohet  për postn e sekretarit të shtetit.

Deri tani, lajmet në SHBA tregojnë se Rudy Giuliani është piketuar për në majë të diplomacisë.

Sipas medias, presidenti Trump mund ta vendosë 72 vjeçarin Giuliani në në një post shumë deliat siç është lidhja me komoanitë e naftës në Venezuelë.

Haley, motër e emigrantëve indian, fillimisht mbështeti kandidatin Marco Rubio për President, for eventualisht erdhi në pikën që të mbështesë Donald Trump.

Gjenerali në pension Michael Flynn po konsiderohet për rolin e këshilltarit të sigurisë kombëtare- një pozicion që nuk kërkon miratimin e Senatit- sipas raportimeve nga NBC News.

Flynn është një nga ekspertët e sigurisë kombëtare që mbështeti fuqishëm Donald Trump gjatë fushatës.

Mes viteve 2012 dhe 2014, 57- vjeçari kryesoi Agjencinë Sekrete të Mbrojtjes por u largua si në mjergull për shkak të përplasjeve në administratë, raporton media amerikane.

Trump pritet të kalojë ditën në zyrën e tij në Manhattan, ku do të takojë edhe Henry Kissinger, Republikan, ish sekretar shteti, studiues dhe mendimtar i zhvillimeve botërore. Kissinger tani është 93 vjeç.

Gjatë pasdites do të ketë takime me disa liderë të huaj, ndër të cilët edhe kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe.

/Veritas.com.al/