
Kim Jong-un është shfaqur në publik për herë të parë pas 20 ditësh, shkruajnë mediat shtetërore të Koresë së Veriut.
Agjensia e lajmeve KCNA raporton se udhëheqësi i Koresë së Veriut preu shiritin në hapjen e një fabrike të plehrave.
Agjencia shton se njerëzit në fabrikë ” shpërthyen në brohoritje të stuhishme” kur Kim u shfaq të Premten.
Shfaqja e Kim – e para e tij që nga një ngjarje në mediat shtetërore më 12 prill – vjen mes spekulimeve globale mbi shëndetin e tij.
Raportet e fundit nga media shtetërore e Koresë së Veriut nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur.
Media shtetërore më vonë publikoi imazhe që thanë se zoti Kim po priste një shirit jashtë një fabrike.
I pyetur për rishfaqjen e raportuar të zotit Kim, Presidenti i SHBA Donald Trump u tha gazetarëve se ai nuk dëshironte të komentojë akoma.
VERITAS.COM.AL