Ambasadorja amerikanë në Tiranë, priti sot në një takim prokurorët e SPAK, takim i cili vjen vetëm një ditë pas zgjedhjeve vendore të 14 majit.

“Ne shprehim falënderime dhe respekt për këta prokurorë të jashtëzakonshëm për guximin dhe profesionalizmin e tyre në përballjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar gjatë 3 viteve të fundit.

Tani është koha për të intensifikuar ato përpjekje dhe për t’i dhënë fund mënyrave të vjetra të mosndëshkimit.

SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se askush – pavarësisht sa i pasur apo i fuqishëm – nuk është mbi ligjin. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht reformën në drejtësi, përfshirë SPAK-un, sepse duam një aleat të fortë, të sigurt dhe të begatë, dhe sepse besojmë ashtu si populli shqiptar: Shqipëria i përket Europës