(FOTO: Wang Yi, Minister i Jashtem i Kines)/
Kina ka paralajmëruar se ‘konflikti mund të nisë në çdo moment”, ndërsa tensionet mbi Korenë e Veriut po rritet. Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi tha se në qoftë se shpërthen lufta, nuk do të ketë fitimtar.
Zoti Ëang’ i bëri komentet ndërsa zëra nga SHBA kanë rritur shqetësimet mbi zhvillimin e armëve bërthamore në Korenë e Veriut dhe zhvendosi grupin e Nëndetëseve drejt gadishullit Korean.
Kina, e temja mbështetëse e Koresë së Veriut, i frikësohet një konflikti të mundshëm që do të shkatërrojë regjimin dhe do të shkaktojë probleme në kufi.
Zoti Wang tha: “Kam parandjenjën se konflikti mund të shpërthejë në çdo moment…Mendoj se të gjithë faktorët relevant duhet të jenë vigjilentë për situatën”.
“Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të rrinë larg provokimeve dhe kërcënimeve ndaj njëri tjetrit; si me fjalë edhe me veprime dhe të mos e lejojnë situatën që të rrëshqasë në pamundësinë për t’i menaxhuar”- tha ai.