KIna iu ka kërkuar kompanive Koreano- Veriore që operojnë në territorin e saj, që të mbyllin aktivitetet. Kina ka thënë se me këtë po zbaton vendimet e Kombeve të Bashkuara mbi saksionet kundër shtetit korean verior.

Kompanitë do të mbyllen në fillim të Janarit. Edeh kompanitë e përbashkëta Kioni- Koreane do të detyrohen të mbyllen.

Kina, si aleat kryesor i Phenianit, ka ndaluar gjithashtu tregtinë e tekstileve dhe ka kuffizuar eksportin e naftës.

Lëvizja është pjesë e një përgjigjeje ndërkombëtare ndaj testit bërthamor të gjshtë dhe më të fuqsihëm që kreu Koreja e Veriut.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, ku Kina është anëatare, ka votuar unanimisht për sanksionet e fundit të 11 shtatorit.

Ministria e Tregtisë e Kinës tha se ka vendosur një afat prej 120 ditë nga dita e kalimit të rezolucionit për mbylljen e çdo kompanie të Koresë së Veriut brenda kufijve të Kinës.

Veritas.com.al/