Nga Edmund DeMarche | Fox News

Peter Navarro, këshilltar i tregtisë në Shtëpinë e Bardhë, tha në një intervistë të Dielën duke sugjeruar se Kina “dërgoi qindra mijëra” me aeroplan në të gjithë botën për të “mbjellë” përhapjen e virusit.

Navarro i tha ABC News në ” This Week ” se “Kinezët- prapa mburojës së Organizatës Botërore të Shëndetit – për dy muaj fshehën virusin nga bota dhe më pas dërguan qindra mijëra kinezë me aeroplan në Milano, New York dhe rreth botës për të mbjellë atë. Ata mund ta kishin mbajtur atë në Wuhan, por përkundrazi, ai u bë një pandemi ”.

George Stephanopoulos, hosti i programit, e pyeti nëse po akuzonte Pekinin për përhapjen e qëllimshme të virusit. Navarro tha se nuk nënkuptonte se ishte me qëllim.

Një raport i inteligjencës së Departamentit për Sigurinë e Brendshme me katër faqe, i datës 1 maj dhe i marrë nga Associated Press tha se udhëheqësit Kinezë “fshehën qëllimisht” egërsinë e pandemisë nga bota në fillim të janarit.

Jo e klasifikuar por shënuar “vetëm për përdorim zyrtar”, analiza e DHS thotë se, duke nënvizuar ashpërsinë e koronavirusit, Kina rriti importet dhe uli eksportet e furnizimeve mjekësore.

Zhong Nanshan, një këshilltar i larte mjekësor në Kinë, pranoi të Dielën se vendi fillimisht raportoi numrin e infeksioneve në Wuhan më të vogël – ndërsa përshkroi valën e dytë të mundshme si një “sfidë të madhe”, sipas Reuters.

VERITAS.COM.AL