“Ekonomitë tona në Ballkanin Perëndimor dhe në tregun e BE janë shumë larg njëra – tjetrës. Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë 35% të mesatares së BE dhe në vërtetë duhet të çlirojmë potencialen që ka Ballkani Perëndimor dhe ta sjellim më pranë mesatares tonë dhe kjo do të arrihet me planin e arritjes.

Por pjesa e dytë ka të bëjë me zhvillimin ekonomik, sepse sa herë kemi pasur zgjerim, jo vetëm për vendet që janë bërë anëtare të BE-se kanë pasur rritje të madhe ekonomike, por edhe vetë BE-se kas pasur rritje.

Ne duam që në fusha specifike të hapim dyert e tregut të BE për vendet e BP dhe këtë duhet ta krijojmë në fusha si lëvizja e e lirë e mallrave, energjia, apo pagesa pa parë në dorë.

Vendet e BP duhet të plotësojnë tregun e tyre Rajonal, kjo do të thotë që vendet e BP t’i afrojnë qasje fqinjëve të tyre. Nëse ka bllokime, ti bllokon vetëm veten tënde, sepse vendet tjera ecin përpara.

Për të ecur përpara duhen reforma, dhe këto reforma do të shoqërohen nga financime nga BE.

Vetëm duke punuar së bashku mund ta sjellim BP në zemër të Evropës, aty ku i takon. Mos lini mundësitë, por kapeni momentin” tha Von Der Layen.

Vijon…