Pekin,7 gusht (Reuters) – Kina i kërkon Shteteve të Bashkuara që të forcojnë bashkëpunimin në mënyrë që të krijojnë kushte të favorshme për zbatimin e fazës së parë të marrëveshjes tregtare, tha të premten diplomati i lartë Yang Jiechi.

Yang, në një ese të publikuar në faqen e internetit të ministrisë së jashtme të Kinës, gjithashtu u kërkoi Shteteve të Bashkuara që të ndalonin “ngacmimin” e firmave Kineze dhe të krijonin një mjedis të drejtë, të hapur,jo-diskriminues për ta,në një referencë të dukshme të një ndalimi të afërt të SHBA për transaksionet me pronarë Kinezë të aplikacionit të mesazheve WeChat dhe aplikacionin për video-shpërndarësin TikTok.

Marrëdhëniet midis dy ekonomive më të mëdha në botë janë dëmtuar që nga faza e parë e marrëveshjes tregtare qe u nënshkrua në janar, me Sh.B.A që kritikoi Pekinin ashpër për veprimet e tij në pandeminë koronavirus,Hong Kong dhe rajonin veriperëndimor Kinez të Xinjiang.

Yang argumentoi se bashkëpunimi midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara do të ishte i dobishëm për të dy vendet dhe për botën, ndërsa konfrontimi do të ishte “një katastrofë e sigurt”.

Yang përsëriti thirrjen e Kinës që të gjithë sektorët nga të dy vendet të përfshihen në dialog,duke shtuar se dera për komunikim “ka qenë gjithmonë plotësisht e hapur”.

Ai gjithashtu i bëri thirrje ushtrisë në të dy vendet të angazhohen më shumë dhe të përdorin mirë mekanizmat e ndërtimit të besimit.

“Lidhjet ushtarake duhet të bëhen faktori stabilizues i marrëdhënieve bilaterale,” shkroi Yang.

VERITAS.COM.AL