(FOTO: John Huntsman, dduke ffolur kundër Trump në fushatë. Zgjidhet ambasador i Trump në Rusi)/

Johne Huntsman, ish-guvernatori i Utahut, dhe ish-ambasadori amerikan në Kinë, ka pranuar ofertën e presidentit Donald Trump për postin e ambasadorit amerikan në Rusi, njoftuan disa media si ”Politico”, CNN dhe Fox News.

Huntsman, 56 vjeç, ka shërbyer si ambasador edhe në Singapor. Edhe pse gjatë fushatës elektorale ai ishte një nga kritikët më të mëdhenj të Donald Trumpit, ai u kontaktua nga ky i fundit si edhe nga sekretari i Shtetit, Rex Tillerson në fund të shkurtit, ku me sa duket u bisedua mbi propozimin e postit të ri.

Propozimi zyrtar ka ardhur vetëm pak ditë më parë dhe Huntsman duket se e ka pranuar postin. Ai është quajtur ndryshe edhe ”kinezi” për shkak të njohjes pothuajse perfekt të gjuhës mandarine. Ish-biznesmen, miliarder, ish-guvernator, i vlerësuar nga të gjitha palët politike, tepër i moderuar dhe elegant, ai është i martuar dhe baba i shtatë fëmijëve.

/Veritas.com.al/