(FOTO: Pamje e fshatit Grudë)/
Fillimisht Beqir Gjilaj nga fshati Grudë i Shkodrës tha se gruaja e tij ‘ka vrarë veten’. Ngjarja e rëndë ndodhi sot në mëngjes heret.
Pas pak, vetë autori i vrasjes, 83 vjeçari Gjilaj, e pranoi krimin e kryer ndaj gruas së tij 45 vjeçare Lumturie.
Vrasja është kryer me çifte.
Lumturie Gjilaj ishte gruaja e dytë e autorit, edhe të parën ai e kishte vrarë 17 vjet më parë.
Policia e ka arrestuar Beqir Gjilajn dhe ka nisur hetimet.
/Veritas.com.al/