Qarku i Shkodrës po jeton në tmerr duke luftuar me mbijetesën nga përmbytjet e ujit si pasojë e reshjeve, por kryesisht nga shkarkimet e hidrocentralëve. Pamjet e televizioneve dhe thirrjet e banorëve janë tragjike, pasi gjithçka është nën ankthin e ujit. Qeveria me anë të dy ministrave Olta Xhaçka dhe Ditmir Bushati po mundohet të jap zgjidhje, porse siç kërkon kryetarja e bashkisë së Shkodrës si dhe PD-LSI duhet urgjent shpallja e Gjendjes së Emergjencës në këto zona, pasi shteti duhet të përgjigjet në gjithçka që vjen nga përmbytjet për fajin e shtetit.
Nuk përballohet situata katastrofike me dy ministra, sado në uji të rrijnë ata. Duhet shpallur Gjëndja e Emergjencës, siç kërkoi para dy ditësh edhe drejtori i Emergjencave Civile Shemsi Premçi, por që më pas e kafshoi gjuhën pas presionit kryeministror.
Situata është e tmerrshme, as në filmat e Hollivudit nuk gjen pamje të tilla. Ndaj shpalleni atë Emergjence për zonat e përmbytura zoti Kryeministër! (Koha Jone)
Veritas.com.al/