Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar Klement Balilin me 10 vite burg. Gjykata shpalli sot fajtor Klement Balilin për katër akuza të ngritura nga Prokuroria, ndërsa ai u dënua me 15 vite burg, për shkak të gjykimit shkurtuar, Balili do të vuajë dhjetë vite heqje lirie.
Seanca gjyqësore ndaj tij zgjati rreth dy orë.
Avokati, Theodhori Sollaku kërkoi rrëzimin e akuzave të Prokurorisë duke i cilësuar si të pambështetura në prova. I pranishëm në seancën gjyqësore, Klement Balili nuk tha asnjë fjalë. Të pranishëm në sallën e Gjykatës ishin edhe familjarë si dhe përfaqësi nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi shpalljen e fajshëm të tij për trafik droge dhe një dënimin me 10 vite burg; deklarimin fajtor për pastrim parash dhe dënimin me 5 vite burg; deklarimin fajtor për fshehje të pasurisë dhe dënimin me 6 muaj dhe deklarimin fajtor për grup kriminal dhe dënimin me 5 vite burg. Në total Prokuroria kërkoi 18 vite burg, por gjykata sot vendosi përfundimisht dënimin e tij me 15 vite burg, dënim ky që i ulet në 10 vite pasi Klement Balili kërkoi gjykim të shkurtuar.
Veritas.com.al/