
Deputetja socialiste në ikje, Klotilda Bushka është marrë e pandehur nga SPAK, lidhur me dosjen hetimore ndaj Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij.
Prokuroret e akuzojnë Bushkën se ka penguar hetimet dhe nxjerrjen e të vërtetës.
Nga përgjimet është zbuluar se Bushka ka komunikuar me të afërmen e saj, që punonte në fondacionin e Ajola Xoxës, duke e orientuar sesi t’i shmangej pyetjeve gjatë seancave pyetësore në SPAK.
Ndërkaq, kryebshkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është njohur zyrtarisht me akuzat e Prokurorisë së Posaçme në qelitë e paraburgimit në Durrës. Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqitën të martën në burgun e Durrësit për t’i komunikuar Veliajt akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave, fshehjes ose mos deklarimit të pasurisë si dhe futjes së sendeve të jashtëligjshme në qeli.
Më herët u njoh me të njëjtat vepra penale edhe bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa.
Zyrtarisht asaj iu komunikuan akuzat për Pastrimit të Parave korrupsionit pasiv dhe fshehje apo mosdeklarim pasurie.
Komente