Kandidati Presidencial Donald Trump, ditën e Premte paraqiti listën e tij të emrave të mundshëm për Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara, duke shtuar edhe emrat e dy gjyqtarëve të tjerë nga Colorado dhe një senator nga Utah në orvatje për t’i bindur votuesit që të zëvendësohet vendi i mbetur vakant pas vdekjes së juristit të fundit Antonin Scalia.

 

“Ne jemi në një zgjedhje shumë të qartë. Liria e jetës, e vlerave kushtetuese dhe principeve të vendit tonë ndodhen në rrezik”, shtoi ai.

Më parë kishte listuar disa emra të mundshëm, kur siguroi emrat që kanë krijuar standard të lartë për të drejta të forta individuale dhe principesh kushtetuese.

Komentatori i Fox News, gjykatësi Andrew Napolitano i përshkroi ata si kandidatë “serioz” .