Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi kërkoi nga Kuvendi që të ‘lajë duart’ duke miratuar ngritjen e pagave për prokurorët e SPAK-ut.
Një kërkesë ai e kishte edhe për pensionet suplementare, kur tha se institucioni që drejton është përjashtuar.
“Ne jemi përjashtuar nga pensionet suplementare, pavarësisht presionit tonë, nuk është bërë. Edhe përsa i përket pagës, për shkak të dekretit të presidentit që nuk është diskutuar nga parlamenti nuk është zgjidhur kjo cështje.
Kuvendi t’i lajë duart në raport me SPAK, sikur është edhe ngritja e pagave për prokurorët. Në 2020 do të japim rezultatet e para për meritokracinë në sistemin e prokurorisë. Do të japim modelin e parë” tha ai.
VERITAS.COM.AL/