Identifikohen 38 nga 39 viktimat e sulmit terrorist në një klub nate në Stamboll, natën e vitit të ri. Gjithashtu konfirmohet se 25 viktima janë me kombësi të huaj dhe 11 me kombësi turke.
Viktimat me kombësi jo turke janë identifikuar: Shtatë me kombësi nga Arabia Saudite, tre libanezë, dy tunizian, dy indianë, dy marokenë, dy jordanezë, dy irakian, një nga Kuvajti, një kanadez, një izraelit, një sirian dhe një rus.
Njëzetepesë viktima janë burra dhe 14 gra.
Një nga viktimat është identifikuar me shtetësi të dyfishtë: Turko- Belg.
Ceremonia e funeralit për 13 viktimat, duke përfshirë edhe 11 turqit, një iraken dhe një Turko- belg, do të lihet në dorë të të afërmeve të tyre- raporton gazeta Hurriyet e Turqisë.
/Veritas.com.al/