Partitë e koalicionit Opozitar ka marrë sërish vendim për mos paraqitjen në KQZ si subjekt zgjedhor deri në krijimin e një qeverie teknike.  Ato kanë bërë një deklaratë të përbashkët se nuk ka zgjedhje të lira në “krizën e thellë politike ku ndodhet Shqipëria”, se zgjedhjet i kërcënon “ krimi i veshur me pushtet, droga dhe paratë e pista dhe vendosja e të gjitha strukturave shtetërore në funksion të fushatës së partive qeverisëse”, siç  konfirmojnë njëzëri vendimin e shpallur me 18 shkurt:

Partitë opozitare kërkojnë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme “krijimin e një qeverie teknike me mbështetje të gjerë politike, e cila do të zbatojë ligjin e dekriminalizimit, do të luftojë me efikasitet narkotrafikun, krimin e organizuar dhe paratë  e pista të drogës dhe do të krijojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme”. Partitë aleate të koalicionit opozitar “përshëndesin dhe falënderojnë me mirënjohje të thellë të gjithë qytetarët shqiptarë që i janë bashkuar kësaj lëvizje popullore për zgjedhje të lira”.

Deklarata e përbashkët duket se është një garanci brenda koalicionit pas sinjaleve që vijnë nga administrata e Trump dhe e Merkel ku kërkohet “pjesëmarrje e Opozitës në zgjedhje”. Mesazhe të tilla nga aleatët e mëdhenj zakonisht e përçajnë qëndrimin e përbashkët në koalicione; por kësaj ehre Opozita po dëshmon se mbetet e bashkuar në qëllimin për zgjedhje vetëm me qeveri teknike.

Nga investigimet e fundit në mediat pranë opiztës del se në mesazhin që vjen nga zyra e zonjës Merkel janë fshirë pjesët kritike ndaj qeverisë ku thuhet se “jemi shumë të shqetësuar për zgjedhjet në Shqipëri”.

/Veritas.com.al/