Komisioni Evropian ka rekomanduar dhënien e statusit të vendit kandidat për Ukrainën, bëri të ditur presidentja e këtij institucioni, Ursula von der Leyen.
“Ukraina ka treguar përkushtim për të respektuar vlerat dhe standardet evropiane”, shtoi von der Leyen.
Presidentja e KE-së tha se rekomandimi për Ukrainën ka ardhur pas një shqyrtimi të thellë të gatishmërisë së këtij shteti për statusin e kandidatit, përfshirë edhe kriteret politike dhe ato ekonomike. Sipas von der Leyen, Ukraina ka dëshmuar se ka një sistem të duhur politik dhe funksional, teksa viteve të fundit ka përafruar legjislaturën e saj me BE-në.
Ajo tha se Ukraina ka bërë shumë në sundimin e ligjit dhe tnai fokusi do të jetë në gjyqësor dhe në mënyrën e emërimit të gjykatësve.
Në takimin e mbajtur më 17 qershor, Komisioni Evropian ka rekomanduar edhe dhënien e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE edhe për Moldavinë, por nuk i ka dhënë këtë rekomandim edhe Gjeorgjinë.
Në rastin e Gjeorgjisë është vlerësuar aspirata e këtij shteti për integrim në bllok, por KE-ja ka rekomanduar vetëm dhënien e “perspektivës evropiane” për Gjeorgjinë.