Vijon përplasja mes maxhorancës qeverisëse dhe Presidentit Ilir Meta.
Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka rrëzuar mëngjesin e sotëm një tjetër dekret të kreut të shtetit që kishte kthyer për rishqyrtim ligjin për Pushtetin Vendor.
Sipas Presidentit duheshin rishikuar dy nene të tij pasi cenonin procesin vendimmarrës së Këshillave Bashkiake në lidhje me tjetërsimin e pronave të tyre.
Por vërejtjet e Presidentit nuk u morën parasysh nga deputetët e maxhorancës.
Deputeti Bashkim Fino, ish kryeministër, tha se replikat e fundit të presidentit me Kuvendin janë thjesht ‘personale’ mes Metës dhe Finos.
Veritas.com.al/