Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në pritjen e anëtarëve të Komitetit Olimpik Mesdhetar, që për herë të parë zhvillojnë mbledhjen e Bordit në Shqipëri.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast kryeministri vlerësoi vendimin për organizimin e Lojërave Olpimpike Mesdhetare të vitit 2030 në Durrës e Prishtinë.

‘Ne jemi të angazhuar të mbështesim Kosovën, kandidaturën e saj për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030 dhe siç u informova edhe nga presidenti i kësaj organizate në lojërat e para olimpike që do të ndodhin nëpër vende, në Prishtinë dhe Durrës do të jemi të gjithë krenar për vendimin që është marrë edhe e di që ky vendim nuk ka qenë shumë i lehtë për juve, por ju merrni vendime si njerëz të sportit, sepse nëse do të ishit njerëz të politikës, nuk do të ishte kaq e lehtë ta merrnit këtë vendim. Njerëzit e politikës  që janë nëpër takime rreth një tavolinë dhe janë së bashku nuk i marrin vendimet kaq lehtë sa ju. Dhe gjëja e fundit që unë doja të thoja nga ana ime është: dhe kjo është nje thirrje dhe shumë shumë serioze. Ju lutem kënaquni këtu në Tiranë, Kalofshi mirë këtu në Tiranë, qëndroni në hotel, bëni këtë takim e mbledhje, mos qëndroni shumë gjatë në mbledhje, por dilni jashtë.’- tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri theksoi rëndësinë e madhe të sportit për të rinjtë ndërsa shtoi se do të shtojnë disiplinat nëpër shkolla. Rama theksoi se aktualisht janë më shumë se 10 mijë të rinj të organizuar në shkolla me sportet e basketbollit dhe volejbollit.

‘Aktualisht janë më shumë sesa 10 mijë të rinj të organizuar nëpër rrjete të tilla, në shkolla, në sportet e basketbollit, volejbollit, vajza dhe djem dhe vitin e ardhshëm numri i disiplinave në këto shkolla do të rritet për të siguruar që hap pas hapi, çdo fëmijë apo të gjithë fëmijët të kenë mundësinë që të përfshihen në aktivitete sporti dhe pavarësisht nëse në disiplina të ndryshme sportive që marrin pjesë, mund të jenë si individë, si ekipe, në grupe e të tjera sepse sporti profesional është një gjë, por sporti për të gjithë është një gjë tjetër dhe sporti për gjithsecilin duhet mbështetur më shumë veçanërisht në këtë kohë të historisë dhe shoqërisë njerëzore kur fëmijët tanë përballen me rreziqe të ndryshme të mëdha, siç flitet për rrezikun nga interneti dhe teknologjia e re që ka ardhur në jetën tonë dhe çfarë gjëje që ne mund të bëjmë për t’i angazhuar sa më shumë fëmijët jashtë ekraneve të smartphone, telefonëve, kompjuterëve, iPad e të gjithë këtyre agjentëve, është një gjë, e cila është me shumë përfitim për shoqërinë, në të mirë të shoqërisë dhe të shoqërisë njerëzore.’- tha kryeministri.

Në këtë drejtim, Rama siguroi se do të bëhen gjithnjë e më shumë përpjekje për nxitjen e aktiviteteve sportive.