Katër anëtarët e Komisionit të Venecias në ditën e parë të vizitës së tyre faktmbledhëse në agjendë kanë plot nëntë takime.
Në edicionin e lajmeve të orës 12:00, gazetari Top Channel, Muhamed Veliu raportoi agjendën e detajuar të takimeve.
Pas takimeve me ish-deputetët Oerd Bylykbashi dhe Klajda Gjosha, ata janë takuar me opozitën e re parlamentare, kreun e Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla dhe kreun e Kuvendit, Gramoz Ruci.
Takimet vijojnë në ora 12:10 me presidentin Ilir Meta, në 14:30 me ministrin e Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, në 15:30 me kryeministrin Edi Rama, në 16:40 me anëtarët e KQZ, në 17:50 me anëtaren e vetme të mbetur të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, që është edhe takimi i fundit për ditën e sotme.
Nesër, në ditën e dytë të vizitës, do të takohen me Komisionin e Posaçëm Hetimor Parlamentar që po heton presidentin Meta si dhe me shoqërinë civile.
Pritet që të dërguarit nga Komisioni i Venecias të hartojnë dhe të publikojnë opinionin gjatë muajt tetor.
Veritas.com.al/