Në mbledhje e sotme të Konferencës së Kryetarëve është vendosur që ditën e enjte mocioni i debatit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta do të zgjasë për 5 orë. Mediat raportojnë se nga këto 5 orë, maxhoranca do të ketë në dispozicion 170 minuta ndërsa opozita bashkë me deputetët e pavarur 130 minuta.

Vetëm një orë pasi presidenti Ilir Meta firmosi ‘dekretin’ për anulimin e zgjedhjeve,  PS vendosi në mbledhjen e kryesisë nisjen e procedurave për shkarkimin e tij.

PS kërkoi mocion për debat ditën e enjte, për të miratuar rezolutën për shkarkimin e Metës.  Në kërkesën e firmosur nga kryetari i grupit të PS-së theksohet se akti i Presidentit është i pavlefshëm, i paprecedentë dhe në kundërshtim me Kushtetutën, pasi sipas tij synon te pengoje shqiptaret që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.

‘Dekreti’ për anulimin e zgjedhjeve kaloi dje në KQZ, ku u rrëzua me shumicë absolute votash.

VERITAS.COM.AL/