Në konferencën ‘Shqipëria, horizont i ri’ që po mbahet në Vjenë, kryeministri Edi Rama tha se anëtarësimi në Bashkimin Europian është një proces intensiv i cili po ecën me hapa shumë të mirë. Rama ndër të tjera shprehet se është shpresëplotë që ky proces do të ndodh herët në një valë ku ngjarjet në Ukrainë i kanë përçuar mesazhin BE se Ballkani Perëndimor ëshë natyrshëm pjesë e së ardhmes së organit të BE.

“U deshën shumë vite që Shqipëria të hynte në sistemin bankar modern dhe ishte Vjena përmes Raiffaisen në vitin 2000 kur mbërriti në Shqipëri dhe ishte e jashtëzakonshme mënyra e mbërritjes së tij në vend. Ishte koha kur shqiptarët t’i nxirrnin lektë nga poshtë dyshekut. Kjo tregon sesa hezitonin shqiptarët, një hezitim që nuk ka munguar por edhe 50 vjet lavazh truri gjatë izolimit të madh kur regjimi na thoshte gjithmonë dy të këqijat më të mëdha janë bankat dhe taksat.

Të bindësh një popull që i është bërë lavazh truri gjatë gjithë kësaj kohe. Shpresoj që kjo do të jetë rigjallëruese për ata që nuk kanë qenë në Shqipëri, ka ardhur koha të vijnë sepse ja vlen ta vizitojnë. Jemi në një proces që ka përparuar shumë, po çelim kapitujt e negociatave me një shpejtësi që nuk është parë më parë gjatë procesit të anëtarësimit, është kombinim i meritës dhe qasjes së re të BE kundrejt zgjerimit. Për shkak të luftës në Ukrainë e ka tronditur Europën dhe u ka përçuar BE mesazhin që Ballkani Perëndimor natyrshëm është pjesë e së ardhmes së organit të BE.

Jemi në një proces të intensifikuar të anëtarësimit, jam shpresëplotë që të ndodh herët.”  

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *